75 Mall Live Search
21:02 / E Premte, 15 Gusht 2025 / MSH

Dua Lipa s’njeh kufij, bën joga në një dërrasë sërfi

Dua Lipa vërtet dëshiron të sfidojë limitet!

Ylli shqiptar me famë botërore nuk dështon të befasojë me eksperimentet e saj, duke bërë joga me kokë poshtë, në një dërrasë sërfi, shkruan IndeksOnline.

Ajo po shijon pushimet në Ibiza, aty ku po feston ditëlindjen e 30-të me familjen dhe miqtë.

Por, edhe në pushime, Dua dëshiron të qendrojë “fit”, duke bërë atë që di më së miri: joga.

Fotografitë që shfaqin aftësitë e saj kanë pushtuar rrjetin.