Dua Lipa sot mbushë 30 vjet jetë, babai ka një urim emocionues për të

Dua Lipa sot mbushë 30 vjet jetë. Këngëtarja kosovare me famë botërore ka marrë një urim të veçantë nga babai i saj, Dukagjini.
Babai ka shkruar se ndjehet krenar me të dhe sukseset e saj.

“Udhëtimi yt, arritjet e tua dhe mënyra se si sillesh me hir dhe vendosmëri më frymëzojnë çdo ditë. Ndërsa hyn në këtë kapitull të ri, mos harro se jeta nuk ka të bëjë vetëm me atë që arrin, por me lumturinë, dashurinë dhe kuptimin që krijon gjatë rrugës. Gëzuar 30-vjetorin, e dashura ime
Të dua më shumë sesa shkruhet”, shkruan ndër të tjera Dukagjin Lipa për Duan./Indeksonline/