18:43 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa s’po bëhet rehat me meshkujt! Tashmë është ‘beqare’ (Foto)

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, asesi nuk po bëhet rehat në dashuri.

Sipas “The Sun”, Dua Lipa i ka dhënë fund lidhjes disa muajsh që pati me Paul Klein- transmeton Indeksonline.

Lipa dhe Paul bukur shpesh janë parë së bashku edhe në pushime.

Dua më parë ka qenë në lidhje me Isaac Carew, kurse viti 2017 ishte më i suksesshmi për të në të gjitha aspektet.

“Dua dhe Paul kanë kaluar shumë mirë bashkë, por gjërat nuk funksionuan. Ndarja ka sjellë kujtimet e saj për Isaacun me të cilin ishte ndarë në të njëjtën kohë vitin e kaluar. Ajo i ka shkruar përsëri atij, por me që ishte jashtë Britanisë javët e fundit Dua dhe Paul nuk janë parë me njëri-tjetrin”, thekson burimi i afërt me The Sun.