09:18 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa të bënë krenare që je shqiptare! Tregon prejardhjen përmes librit të gjyshit (Foto)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa është ajo që na bënë krenare cdo ditë me sukseset e saj në tregun muzikor ndërkombëtar.

E sot ajo ka vendosur që me adhuruesit e saj në rrjetin social “Instagram”, të ndajë një libër të shkruar nga vet gjyshi i saj, Dr. Seit Lipa.

“Kosova në periudhën e rindërtimit” mbanë titullin libri bashkangjitur me të cilin Dua ka dhënë edhe një shpjegim.

“Gjyshi im, Seit Lipa ishte kryetar i Institutit të historisë së Kosovës, në vitet 1990-1995. Duke dashur të tregoj historinë tonë dhe prej nga vijmë është në gjakun tonë dhe po mundohem të ju tregoj njerëzve kudo që shkoj e në çdo intervistë tregoj që jam nga Kosova. Ne kemi një histori shumë interesante, prej të cilët kam mësuar nga pak çdo herë. Një artikull u përhapë së fundi rreth punës së gjyshit tim dhe desha të ndajë këtë moment me të gjithë juve” ka shkruar Dua në postimin e saj. /Indeksonline/