18:30 / E Enjte, 25 Prill 2024 / AR

Dua Lipa thyen rekord tjetër, bëhet gruaja e parë që zë tre vende në “Billboard”

Dua Lipës nuk po i ndalen sukseset. Me “Hot Dance/Electronic Songs të Billboard mban aktualisht tre vendet e para.

Kënga e fundit e Duas, ” Illusion “, është e renditur e para në tabelë, e ndjekur nga dy këngët e saj të mëparshme: “Houdini” është e dyta dhe “Training Season” është e treta, transmeton Indeksonline.

Kjo e bën atë gruan e parë që ka tre vendet e para në tabelën e veçantë. Të vetmit artistë të tjerë që e kanë bërë këtë janë The Chainsmokers dhe Drake .

Përveç kësaj, Dua tani është e lidhur me Ariana Grande dhe Lady Gaga për numrin më të madh në tabelën Hot Dance/Electronic Songs nga një artiste femër që nga fillimi i saj në 2013./Indeksonline/