23:54 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa “transparente”, ekspozon më shumë seç duhet

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po korrë suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare me muzikën e saj, shkruan Indeksonline.

Përpos që shkëlqen me muzikën e saj, këngëtarja përflitet shumë edhe për jetën private dhe paraqitjet e saj publike.

Në paraqitjen e saj të fundit, Dua është shfaqur mjaft joshëse e veshur me një bluzë transparente e cila theksonte format e saj.

Kjo nuk është hera e parë që Dua tregon më shumë seç duhet për publikun, duke marë parasysh se ajo ndiqet nga më shumë se 34 milionë fansa në Instagram. /Indeksonline/