75 Mall Live Search
18:31 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa tregon se cilin kandidat e mbështet për president të ShBA-ve!

Dua Lipa ka këshilluar fansat e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të votojnë kandidatin për kryetar, Bernie Sanders.

Këngëtarja publikoi një fotografi të Sanders, të shkrepur gjatë fushatës, ndërsa theksoi se e gjithë bota ka nevojë për një udhëheqje më të butë dhe gjithpërfshirëse.

“Çfarë ndodh në Amerikë nuk rrin vetëm në Amerikë. E gjithë bota ‘po qan’ për një udhëheqje më të mirë dhe gjithëpërfshirëse. Ju lutem votoni për presidentin që ju të gjithë e meritoni”, ka shkruar Dua.

Ajo është qytetare e Mbretërisë së Bashkuar, megjithatë Duas i intereson çfarë ndodh në SHBA, duke qenë edhe në lidhje shumë të mirë me të dashurin e saj, Anwar Hadid, i cili me gjithë familjen e vet jetojnë dhe veprojnë tash e sa vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.