Dua Lipa tregon se si e ka kaluar një natë të përsosur me të dashurin e ri
Dua Lipa ani pse tejet aktive me koncertet që po mban në çdo kënd të botës, duket që ka gjetur kohë edhe për të dashurin e saj të ri, shkruan Indeksonline.
Këngëtarja kosovare me famë botërore, e cila së fundmi u zgjodh në MTV EMA si “Këngëtarja më e mirë e re”, po qëndron në Meksikë.
Vend nga ku edhe çifti po postojnë fotografi të ndryshme. Ndërsa përmes një fotografie ajo na ka rrëfyer se si ajo dhe i dashuri i saj, Paul Klein e kanë kaluar një natë për të cilën ajo thotë se ishte perfekte.
“Sonte ishte e përsosur. Paul dhe unë u ngecëm në restorantin më të mirë që kemi qenë ndonjëherë. Mishi i Wagyu ishte aq i mirë, Pauli filloi të thoshte disa gjëra të çmendura dhe ne hëngrëm derisa nuk mundëm të marrim frymë dhe përfunduam natën në vendin fqinj në një bar japoneze të uiskieve në shijen e përsosur të uiskit që shijonte si byrek me limon. Fund”, ka shkruar Dua./Indeksonline/