75 Mall Live Search
20:32 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa: Tri netë të paharruara, shihemi vitin tjetër Prishtinë

Mbrëmë ka përfunduar festivali ‘Sunny Hill’ i cili zgjati tri netë radhazi.

Emrat të shumtë vendor ‘ndezën’ publikun ë i qëndruan besnikë festivalit gjatë vikendit që lamë pas, ndërsa atmosferë të paharruar dhe elektrizuese u krijua nga yjet botërore që ishin prezent këtë vit, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja amerikane, Miley Cyrus ishite ylli kryesor i natës së parë , për të vazhduar me reperin shqiptar, Gashi në natën e dytë, teksa në natën përmbyllëse u kujdes DJ më i suksesshëm për momentin në botë, Calvin Harris të cilit iu bashku edhe krenaria shqiptare, Dua Lipa për të performuar hitin ‘One Kiss’.

Dua qëndroj së bashku me familjen, të dashurin dhe miqtë më të afër për tri netë radhazi në prapaskenë duke ndjekur nga afërt atmosferën, ndërsa me krenari tregojë këtë ndjenë para botës përmes rrjeteve sociale.

Ylli i pop-it ka ndarë disa imazhe dhe nga nata e fundit e ‘Sunny Hill’ dhe performancës së saj.

“One Kiss’ me Calvin Harris mbrëmë në ‘Sunny Hill Festival’!! Tri netë të paharruara…shihemi vitin tjetër Prishtinë”, ka shkruar Dua Lipa në mbishkrimin e imazheve.

E padyshim me padurimi e presim të gjithë festivalin ‘Sunny Hill’ vitin e ardhshëm./Indeksonline/