15:52 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa u “detyrua” të ndryshoj stilin e flokëve

Përveç që mahnit me zërin e saj dhe performancat që dhuron, ajo konsiderohet edhe si një nga këngëtaret me stilin më të veçantë në botë.

Bëhet fjalë për artisten kosovare, Dua Lipa e cila guxon të luaj me stilin e flokëve dhe ato nuk janë pothuajse asnjëherë në të njëjtin model, shkruan Indeksonline.

Së fundi 23 vjeçarja debutoi me modelin e ri të flokëve me dy ngjyra,  bionde e ndritshme në majë dhe të zeza prapa, ndërsa i preu në stilin balluke.

Adhuruesit e saj mbetën të befasuar, por të gjithë menduan se është një trend i ri qa këngëtarja ka vendosur të sjell, e gjërat nuk ishin ashtu siç duken.

Dua përmes një InstaStory zbuloi se ishte një arsye tjetër pse vendosi kë kishte këtë model flokësh.

Ky model i flokëve me balluke të shkurtra, u shkaktua nga këputja e flokëve si pasojë e zbardhuesit (blanzh).

Ndryshe, Dua në muajin prill pritet të lansoj albumin e ri “Future Nostalgia” që do të jetë albumi i saj i dytë me radhë./Indeksonline/