75 Mall Live Search
21:02 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa urim të veçantë për ditëlindjen e kunatës së saj, Gigi Hadid

Sot po feston ditëlindjen e 25-të modelja e njohur Gigi Hadid, ndërsa ka pranuar urime të shumta.

Një urim të veçantë, super modelja ka marr edhe nga artistja shqiptare, Dua Lipa e cila njëherësh është edhe kunata e saj.

“Gëzuar ditëlindjen e 25-të Gigi Hadid, uroj gjithë diellin në botë për ty!!!!”, ka shkruar Dua në një fotografi përkrah Gigit.

Kujtojmë që Dua prej kohësh është në lidhje me Anwar Hadid me të cilin së fundi po kalojnë kohën në shtëpinë e tyre në Londër gjatë pandemisë, ndërsa që këngëtarja kosovare ka raporte të shkëlqyera me motrat e Anwar, Gigi dhe Bella Hadid./Indeksonline/