Dua Lipa uron nënën për ditëlindje
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka uruar nënën e saj me rastin e ditëlindjes përmes një mesazhi plot dashuri të publikuar në rrjetet sociale.
Artistja shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për rolin e nënës së saj në familje, duke e cilësuar atë si burimin e dashurisë, durimit dhe forcës.
“Gëzuar ditëlindjen mamaja ime. ❤️ Jemi shumë me fat që të kemi! Çdo gjë e mirë që kemi është nga dashuria, durimi dhe forca jote! Mbretëresha e shtëpisë dhe zemrave tona! Të dua shumë”, ka shkruar Dua Lipa.
Mesazhi i artistes u prit me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët iu bashkuan urimeve për nënën e saj.

