17:49 / E Martë, 22 Qershor 2021 / AR

Dua Lipa uron të dashurin 4 vite më të ri: Jam me fat qe të kam

Dua Lipa ka një kohë që ka gjetur shpirtin e saj binjak.

Edhe pse kanë 4 vite diferencë, dyshja po kalojnë mjaftë mirë së bashku, shkruan Indeksonline.

Sot me rastin e ditëlindje, Dua u kujdes t’ia zbukuroi ditën edhe më shumë duke publikuar disa nga momentet e tyre të bukura.

“Gëzuar Ditëlindjen @anwarspc, nje xhiro tjeter rreth diellit ~ ju e beni boten time shume me te mire !! Jam me fat që të kam dhe të dua. Mezi pres të festoj me ju sot” shkroi këngëtarja në mbishkrimin e imazhit./Indeksonline/