16:58 / E Hënë, 29 Maj 2023 / AR

Dua Lipa vjen me një fotosesion tejet joshës

Këngëtarja Dua Lipa ka sjellur një fotosesion fanstatik në rrjetet sociale.

Duke u shfaqur e kuruar në çdo detaj, ajo ngacmoi imagjinatën e miliona fansave, shkruan Indeksonline.

Për dukje kësaj radhe ajo veshi një fustan të zi të hapur tek pjesa e gjoksit dhe prapa shpinës, ndërsa flokët i kishte të lëshuar ku dukjen e kombinoi me një palë vathë elegant si dhe grim natyral.

Kujtojmë që projekti i fundit që lansoj së fundmi është “Dance The Night” i cili ka shpërthyer nga klikimet në platformën “Youtube”./Indeksonline/