21:30 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa zgjidhet këngëtarja më e mirë britanike (Foto)

Këngëtarja me origjinë kosovare, Dua Lipa ka arritur të fitojë çmimin e parë në ceremoninë e sivjetme të Brit Awards.

Këngëtarja britanike e vitit është zgjedhur Dua Lipa, e cila në fjalimin e saj ka falënderuar fansat dhe menaxherët që kanë besuar tek ajo, ekipin,miqtë dhe familjen, transmeton Indeksonline.

Në konkurrencë për këtë trofe bashkë me Dua Lipën ishin edhe: Paloma Faith, Kate Tempest, Jessie Ware dhe Laura Marling.

Dua konkurron edhe në katër kategori të tjera, ndërsa ishte bërë femra e parë që nominohej në pesë kategori.

Albumi britanik i vitit, Shpërthimi britanik, Kënga më e mirë britanike e vitit dhe Videoklipi më i mirë britanik i vitit – janë kategoritë tjera ku shpresojmë që të fitojë këngëtarja shqiptare./Indeksonline/

 

 

Temat: