08:10 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Dua Lipës i duhen vetëm 24 orë që t’i prek milionat (Foto)

Bashkëpunimi ‘One Kiss’ i Dua Lipës dhe Calvin Harris duket që po pëlqehet jashtëzakonisht shumë. Përveç që po udhëheq në top lista botërore, kjo këngë ka arritur që brenda 24 orëve në kanalin Youtube të merr mbi 3 milion klikime, shkruan Indeksonline.


Vet Dua e ka bërë këtë të ditur përmes rrjetit të saj social Instagram, teksa ka falenderuar ekipën që ka realizuar videoklipin e kësaj kënge./Indeksonline/