Dua me ndryshimin e ri, duket joshëse dhe për mrekulli!

Është një yll i muzikës botërore, e që bën krenar çdo shqiptarë.
Artistja me famë botërore, Dua Lipa është çdo herë në fokus të mediave në mbarë botën, dhe kjo jo vetëm si një këngëtare e suksesshme, por edhe femër e kompletuar.

Të fundit herë 23 vjeçarja ka rrëmbyer vëmendje me ndryshimin e ri që ka bërë në dukje e për të cilat ajo ka treguar në një postim në Instagram.

Dua ka lyer flokët e saj me ngjyrë rozë, e përveç që dukej ndryshe ajo edhe dukej për mrekulli.
“Eksperimenti në karantinë, flokë rozë”, ka shkruar Dua sipër postimit.

Ndryshe, Dua po qëndron e izoluar në Londër bashkë me të dashurin e saj, modelin Anwar Hadid./Indeksonline/