18:07 / E Shtunë, 20 Maj 2023 / MSH

Dua në lidhje të re, prezanton të dashurin

Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri, Romain Gavras dukeshin shumë të dashuruar teksa bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e 76-të të Filmit në Kanë të premten në mbrëmje.

Shqiptarja 27-vjeçare, konfirmoi se ishte në lidhje me regjisorin Romain, 41 vjeç, i cili është ish-i dashuri i Rita Orës.

Çifti deri më tani e ka mbajtur marrëdhënien e tyre shumë private – por pozuan bashkë në shfaqjen e filmit “Omar La Fraise”.

Për eventin, Dua veshi një fustan të zi “Celine” nga Hedi Slimane, i zbukuruar me disa prerje ovale.

Flokët i vendosi në një stil elegant, të tërhequra në një topuz të lartë, ndërsa balluket i përfshinin ballin.

Ajo zgjodhi një ‘make-up’ klasik joshës për të theksuar bukurinë e saj.

Ndërkohë Romain dukej gjithashtu elegant me një kostum të zi – por e gjithë vëmendja e tij ishte tek e dashura e tij.

Këngëtarja shkëlqeu teksa tregonte të dashurin e saj të ri pasi nuk mund të mbanin duart larg njëri-tjetrit.

Dua dhe Romain u mbajtën për dore teksa mbërritën në premierë dhe ai vendosi dorën në belin e saj teksa pozonin për foto.

Në muajin mars, burimet pohuan se dyshja ishin njohur me njëri-tjetrin për muaj të tërë, pas ndarjes së saj nga Anwar Hadid në 2021.

“Dua dhe Romain janë njohur në heshtje për disa muaj. Ata kanë qenë duke shijuar kalimin e kohës së bashku. Dyshja u takua me rrethet e ngushta të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta”, tha një burim për The Sun.

“Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues”, shtuan burimet.