11:00 / E Martë, 07 Nëntor 2017 / indeksADMonline

“Dua nënën time” ishin fjalët e fundit të 8 vjeçarit, pasi një makinë goditi një klasë (Video)

Dy djemtë të moshës 8-vjeçare vdiqën dhe fëmijë të tjerë u plagosën pasi një makinë u fut në një klasë të shkollës fillore në Sidnei të Australisë.

Makina e tipit Toyota ishte në parkingun e shkollës Banksia Road kur papritur shtoi shpejtësinë duke hyrë përmes murit të një klase të mbushur me nxënës rreth orës 9.45, raporton Mirror, transmeton Indeksonline.

Ajo ishte e mbushur me 24 fëmijë të moshës ndërmjet 9 dhe 11-vjeçare në atë kohë, tha policia.

Disa ndërtues që po punonin pranë dëgjuan përplasjen e madhe dhe u nxituan në vendin ku ata arritën të heqin makinën dhe t’i largojnë fëmijët nën bllokadë.

Ata i ofruan ndihmë fëmijëve të plagosur për disa minuta përpara se paramedikët të mbërrinin.

Dy djem pësuan arrest kardiak dhe u dërguan në spital në një gjendje kritike ku vdiqën pas mbërritjes atje. /Indeksonline/