15:15 / E Premte, 01 Qershor 2018

Dua po vjen në Prishtinë, bëhuni gati biletat dalin shumë shpejtë në shitje (Foto)

Dua Lipa me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë Kosovës pati paralajmëruar që shumë shpejtë do të jetë në Prishtinë për një koncert.


Ndërsa babai i saj, Dukagjin Lipa përmes llogarisë Instagram ka bërë të ditur se biletat e Festivalit “Sunny Hill”, do të dalin në shitje.
“Bëhuni gati. Së shpejti do të dalin në shtije biletat për festivalin Sunny Hill”, ka shkruar ai.


Ndryshe ky nuk është koncerti i parë i Dua-s në Prishtinë, ajo edhe në gusht të vitit 2016./Indeksonline/