Dua: Protestuesit pro Trumpit janë terroristë

Situata në SHBA ka dalë jashtë kontrollit pasi që protestuesit pro-Trumpit sulmuan ndërtesën e Kapitolit.
Dua Lipa ka reaguar me postime në rrjete sociale me kritika drejtuar ish- presidentit amerikan.
Ajo i quan terroristë protestuesit që kanë shkaktuar trazira, duke u lënduar një numër personash, madje edhe policinë.
Ndryshe, mbështetësit e Donald Trumpit hynë në ndërtesën e Kongresit, që u detyrua të ndërpriste urgjentisht një seancë të jashtëzakonshme që synonte të vërtetonte fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale.
