75 Mall Live Search
14:01 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / OSH

Dua shkëlqeu, 2 çmime rrëmbeu … fansat s’i harron pas “Brit Awards”, i falenderon!

Dua Lipa vazhdon të jetë njëra ndër artistet më të pëlqyera gjithandej.

Çmimet që ajo rrëmbeu mbrëmë  në “Brit Aëards”, padyshim që e kanë lumturuar atë.

Me anë të një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, interpretuesja e hitit “Don’t start now”, ka falënderuar gjithë fansat e saj për mbështetjen e vazhdueshme.

Këngëtarja u vlerësua me çmimet  “Këngëtarja më e mirë” dhe “Albumi më i mirë”, shkruan IndeksOnline.

Ndryshe, mbrëmë Lipa në tapetin e kuq me një fustan të verdhë me tyl lejla, kombinuar me geta të zezë, këpucë të larta dhe flokët e gufuara, një stil tipik i Amy Winehouse.