75 Mall Live Search
22:49 / E Enjte, 02 Janar 2025 / MSH

Dua shkëlqeu në festën e Vitit të Ri, fansat duan të dijnë nëse vërtet është fejuar

Dua Lipa i tha lamtumirë 2024-ës me një kostum dantelle me mëngë të gjata, nga koleksioni i pranverës 2025 i Valentino-s, i cili debutoi në Javën e Modës në Paris në shtator.

Kostumi ishte me motive lulesh, teksa Dua e kompletoi “look*un” me një palë taka të kuqe.

Dua i ka shoqëruar fotot në Instagram me një përshkrim të thjeshtë: “Ditët e fundit të 2024-ës”.

Në komente, fansat i kushtuan më pak veshjes së saj dhe më shumë unazës së re që mban, e cila nisi thashethemet për fejesën e saj me të dashurin Callum Turner, me të cilin është në një lidhje prej një viti.

“Më trego unazën”, “Të shohim atë unazën mbretëreshë”, janë vetëm disa nga komentet.