14:10 / E Mërkurë, 21 Qershor 2023 / AR

“Dua të bëhem mësuese”, 90-vjeçarja testohet në provimin e gjuhës

Një histori e pazakontë ka ndodhur në Città di Castello në Itali. Një 90-vjeçare është ulur në bankat e shkollës për t’iu nënshtruar provimit të parë të Maturës Shtetërore, atij të gjuhës italiane. Mediat vendase bëjnë të ditur se, Imelda Starnini, e cila ka lindur më 1933, u ul në bankat e institutit San Francesco di Sales për të realizuar ëndrrën për t’u bërë mësuese.

Instituti San Francesco di Sales, dikur i njohur si shkollë mësuesish, prej disa vitesh ka qenë edhe shtëpia e një shkolle të mesme socio-psiko-pedagogjike. Shkollë e barabartë dhe publike, unike në Evropë, ajo u themelua më shumë se 200 vjet më parë, në vitin 1816.

Mbi 536 mijë maturantë italianë janë testuar sot në provimin e parë të Maturës Shtetërore, i cili i rikthehet modelit para COVID-19, me dy provime me shkrim (në disa raste 3) dhe një me gojë.