75 Mall Live Search
09:22 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Dua të bëhem polic”, hyjnë në provim 2.120 kandidatë, zgjidhen 500

Sot pritet që 2.120 aplikantë t’i nënshtrohen testit për t’u bërë pjesë e Akademisë së Policisë. Në total numri i fituesve do të jetë 500. Kjo është faza e parë, që përfshin aplikantët e qarqeve: Tiranë, Durrës, Berat dhe Fier.

Më pas, në orën 12 të mesditës, do zhvillohet faza e dytë me aplikantëve e qarqeve të tjera. Testimi, do jetë një proces tërësisht i monitoruar, me kamera.

Telefonat dhe komunikimi i aplikantëve në momentin që do fillojë testimi, nuk do lejohet.
Ky është testimi me shkrim, nga ku do përzgjidhen në total 500 fitues, nga 2120 aplikantë që janë në total.