“Dua të jem trajner që ndryshon sistem”, Fabregas dhe progresi i tij në rolin e menaxherit
Ish-mesfushori i njohur spanjoll, Cesc Fabregas, ka ndarë publikisht vizionin e tij për mënyrën se si e koncepton rolin e trajnerit në futbollin modern, duke theksuar rëndësinë e fleksibilitetit dhe përshtatjes taktike.
“Nuk dua të jem trajneri që gjithmonë ka të njëjtën mënyrë loje. Dua të jem sa më dominues që të jetë e mundur dhe, në ditët e sotme, për të qenë dominues, duhet të kesh sa më shumë zgjidhje të mundshme”, është shprehur ai.
🎥 Cesc Fabregas: “I don’t want to be the coach that always has the same way of playing. I want to be as dominant as possible, and nowadays to be dominant, you need to have as many solutions as possible.”
— Barça Spaces (@BarcaSpaces) February 15, 2026
💭 Someone send this to Hansi Flick
pic.twitter.com/deMUvBR2o4
Sipas Fabregasit, futbolli bashkëkohor kërkon më shumë sesa një identitet të ngurtë loje. Ai beson se skuadrat që synojnë të dominojnë duhet të jenë të afta të ndryshojnë sistemin, ritmin dhe qasjen taktike në varësi të kundërshtarit dhe rrethanave të ndeshjes.
Kujtojmë që Fabregas me Como-n gjatë këtij sezoni në Serie-n A ka grumbulluar 41 pikë dhe gjendet në pozitën e 7-të./Indeksonline/

