20:10 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dua të lë gruan time dhe të fillojë një jetë të re por çfarë do ndodh me shtëpinë tonë?

Unë kam pronën time të trashëguar nga familja, por për shkak të një problemi që kam pasur 15 vjet më parë, unë pata vendos shtëpinë në emër të gruas sime.

Por tash ne jemi larguar aq shumë me ndjenja nga njëri tjetri, nuk e dua më.

Unë besoj se ajo nuk ka ndjenja për mua veçse si një njeri që ndan  shtëpinë me të.

Dua të vazhdojë rrugën time, por nuk e di se çfarë do ndodh me shtëpinë time.

Unë jam 53 vjeç dhe gruaja ime është 56.

Besoj se kam të drejtë për diçka pas 30 vjetësh, por e di që gruaja ime do luftojë  me mish e dhëmbë për të hedhur poshtë të kaluarën.

Unë jam aq i pakënaqur dhe gruaja ime besoj se ndjenë të njëjtën gjë. Çfarë të bëj?

Përgjigja: Ju nuk mund të dini sigurt se çfarë mendon dhe ndjenë gruaja juaj.

Duket sikur keni më shumë shqetësime rreth humbjes së shtëpisë sesa të humbni martesën tuaj, por ju mund të paguani një çmim shumë të lartë nëse jeni të divorcuar.

Më së miri është të flitni me gruan tuaj për ndryshimet që mendoni t’i bëni./Indeksonline/