22:49 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Dua të shkurorëzohem nga burri im alkoolik, por ai nuk pranon një gjë të tillë

Burri im është një përbindësh pas shumë pijeve alkoolike dhe tani ai ka shkuar shumë larg.

Ai është 33 vjeç, kurse unë jam 30. Ne jemi të martuar për tetë vjet.

Ne kemi një vajzë gjashtë muajshe.

Kohëve të fundit ai filloi me abuzime në familje.

Burri im ka filluar të bëhet i dhunshëm kur është i dehur.

Ai bëri një gropë në derë, kur babai im ndërhyri.

Më pas thirra edhe vjehrrin tim.

Ai erdhi por tha se unë isha tepër dramatike. Edhe ai kishte probleme me pije kur burri im ishte i ri.

U largova nga burri im, por ai vjen shpesh për të parë vajzën tonë. Unë dua të divorcohem nga ai, po ai thjeshtë thotë: “Gruaja ime çmendet për mua dhe nuk më jep divorcin”. Nuk e di çfarë të bëj.

Përgjigja:

Vetëm ai mund të bëj ndryshime, por ju mund të ndihmoni duke mos u bashkuar në përpjekjet dhe pretendimet e tij se pirja e tij është normale dhe e pranueshme.

Do të jetë tepër e vështirë për të që të njohë shkallën e problemit të tij, pasi të kthehet në një pijanec të vërtetë.

I thoni atij se kjo ka të bëj me problemi e tij të alkoolit, jo për tjetër gjë./Indeksonline/