“Dua t’ju shoh të gjithëve në sy”, nis festa në dhomat e zhveshjes, Sylvinho: Festoni dhe ëndrroni

Kombëtarja e Shqipërisë arriti fitore të madhe me rezultatin 1 me 3 si mysafir i Ishujve Faroe, në ndeshjen e vlefshme për para-kualifikim në Euro 2024.
Pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes nisi kënga dhe festa e lojtarëve “kuqezi”.
Kurse trajneri brazilian, Sylvinho mbajti një fjalim të shkurt.
“Dua t’ju shoh të gjithëve në sy. E merituat, festoni dhe duhet të ktheheni duke ëndërruar”, ishin fjalët e Sylvinhos.