20:32 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / V R

Dua tregon mbështetjen për komunitetin LGBT, pozon për revistën e tyre

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka treguar gjithmonë përkrahjen e saj për komunitetin LGBT, dhe këtë e ka bërë edhe kësaj radhe.

Dua së fundi ka realizuar një fotosesion të ri për revistën “Attitude”, që është një prej më të famshmeve nga ky komunitet.

25 vjeçarja u shfaq në disa poza atraktive në ballinën e revistës së njohur, në të cilat vuri në pah fizikun e saj joshës.

“Faleminderit ekipit të dashur që më kishit”, ka shkruar Dua, teksa ka sjellur imazhet në llogarinë e saj në Instagram.

Ndërkohë, Dua u fotografua dje në Londër si një nga daljet e fundit para izolimit që ka filluar nga sot në Angli, ndërsa nesër pritet të sjell këngën më të re./Indeksonline/