Dua unike në këndim, por edhe në stil, rrëmben çmimin ‘Artistja më e mirë femër’
Sot është padyshim një prej këngëtareve më të kërkuara dhe më të suksesshme në botë.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa përveç që ka një zë unik, ajo është e veçantë edhe në stilin e veshjes dhe paraqitjen, transmeton Indeksonline.

Ylli u hitit ‘New Rules’ edhe një herë ka mahnitur me pamjen e saj gjatë parakalimit në tepihun e kuq në ’02 Silver Clef Awards’ në Londër.

23 vjeçarja u shfaq e veshur me një kostum me ngjyrë të bardh nën të cilën kishte të veshur vetëm sytjena.

Me grim të lehtë dhe flokë brune, Dua dukej më e bukur se asnjëherë teksa morri gjithë vëmendjen.

në këtë event Dua u nderua me çmimin ‘Artistja më e mirë femër’ ndërsa ‘Artisti më I mirë mashkull’ e rrëmbeu këngëtari Sam Smith.
Yjet e tjerë që morën pjesë në ndarjen e çmimeve ishin edhe Ed Sheeran dhe Black Eyed Peas./Indeksonline/