Dua vishet e gjitha me markën luksoze “Chloe”, për darkën në Paris

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shkëlqeu me një veshje jashtëzakonisht të shtrenjtë, ndërsa doli për darkë në restorantin luksoz japonez “Dojo” në Paris të dielën.
Këngëtarja 29-vjeçare dukej sensacionale me veshje të shtrenjta nga marka luksoze “Chloe”, që kushtonin plot 10.000 paundë.
Dua ishte shumë elegante me fustanin midi prej mëndafshi rozë të çelët me vlerë 2 mijë paundë, i cili kishte detaje dantelle dhe e kombinoi atë me një pallto të gjatë lëkure që kushton 6 mijë paundë.

Veshjen e kombinoi me një çantë të vogël me bracket të bërë nga lëkurë viçi kamoshi, lëkurë gjarpri dhe kushton edhe 2 mijë paundë.
Dua u shfaq me humor të shkëlqyer si edhe tregoi me unazën e saj të fejesës prej 25 mijë paundësh, pas propozimit romantik të Krishtlindjeve nga Callum Turner.