75 Mall Live Search
21:38 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / MSH1

“Duam të takohemi vetëm me ju, pa Kurtin në tavolinë”/ Haziri tregon se çka i tha LDK-ja Osmanit, 5 vjet më parë

Lutfi Haziri ka deklaruar se 5 vjet më parë, më 2021, LDK-ja i kishte kërkuar takim Vjosa Osmanit.

Por, kërkesa e LDK-së atëbotë ishte tejet e qartë: Takim vetëm me presidenten, pa Kurtin në tavolinë.

I ftuar në “Debat Plus”, Haziri zbuloi po ashtu se kërkohej të përfaqësohej uniteti qytetar.

“Natyrisht, nëse propozohet një emër që ka me kërku konsensus përtej 2-3 partive, është çështje që përfshin përtej neve – përtej LDK-së. Nëse vijnë në një pozicion kur partia e parë vendosë me ndërtu koalicion me LDK-në plus të tjerët, atëherë ne do të ndërtojmë proces të përbashkët, për president të Republikës – duke e valorizu dhe duke e vlerësu propozimin që vjen nga ana e LDK-së. Në këtë rast, edhe z. Kurti dje e ka bërë të qartë, që ata nuk kanë propozim, nuk kanë emër për momentin” deklaroi Haziri.

Tutje, ai u shpreh se nëse i kërkohet LDK-së emri, do ta japin. Përtej LDK-së, nëse kërkohet konsensus, Haziri tha se duhet ulur dhe diskutuar nëse emri plotëson kërkesat e tyre.

Ky është deklarimi i tij i plotë: