75 Mall Live Search
11:42 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / k.v

Duan të punësohen në Trepçë, protesta nga miniera zhvendoset para qeverisë

Disa qytetarë janë duke protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që të punësohen në minierën e Trepçës.

Ata janë duke shprehur pakënaqësitë e tyre që nga muaji muaj për mos pranim në punë sipas konkursit të shpallur në vitin 2019.

Organizatorët e protestës kanë thënë se kjo është dita e 65 e protestës ku të ndarë në grupe ata protestojnë 24 orë para minierës së Trepçës.

Sipas tyre protesta do të vazhdojë edhe nesër para qeverisë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre./IndeksOnline/