16:31 / E Martë, 26 Tetor 2021 / AR

Duart e ftohta mund të tregojnë këto probleme shëndetësore

Kur temperatura e ajrit është e ulët, është normale që duart tona të jenë të ftohta. Megjithatë, nëse duart tona janë vazhdimisht të akullta dhe nuk i ngrohim dot në asnjë mënyrë, problem mund të jetë qarkullimi i dobët i gjakut, por edhe shumë sëmundje të tjera të rënda.

Ndryshimi i ngjyrës së lëkurës së duarve dhe mpirja janë një sinjal që duhet t’ju drejtojë tek mjeku.

Mund të ketë shumë arsye. Mjekët rekomandojnë që, para së gjithash, të hiqni dorë nga shprehitë e këqija, siç është pirja e duhanit.

Filloni të merreni me sport dhe dëgjoni rekomandimet e mjekut.

Monitoroni rregullisht presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterinës, këshillojnë ekspertët, dhe këto janë problemet më të zakonshme shëndetësore të treguara nga duart e ftohta: Anemia, Gjëndër tiroide, Diabeti, Stresi, Lupusi.