75 Mall Live Search
09:49 / E Premte, 17 Tetor 2025 / S Z

“Duart në timon, e jo në telefon”, 30 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes në Ferizaj

Vetëm brenda 24-orëve, 30 gjoba janë shqiptuar ndaj shoferëve të cilët janë gjatë ngasjes së automjetit kanë përdorur telefonat.

Policia Rajonale e Ferizajt këtë aksion e ka ndërmarrë pas fushatës disaditore me moton: “Një sekondë në telefon mund të bëhet shumë vonë. Duart në timon, e jo në telefon”!

Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të përqendrohen në ngasjen e automjetit dhe të shmangin përdorimin e telefonit, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja për jetën e njerëzve.

“Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe parandalimit të aksidenteve rrugore.  Qytetarët ftohen të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat e raportuesve ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në një komunikatë për media.