Dubai caktohet nikoqir për Samitin COP28 në vitin 2023

Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum, udhëheqësi i Dubait, ka bërë të ditur së Dubai do të jetë nikoqir i Samitit COP28 vitin e ardhshëm.
Samiti ndërkombëtar i klimës, sipas duhëheqësit të Duabit, vitin e ardhshëm do të jetë një sukses.
“Do t’i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet tona për të pasur sukses kjo konferencë. EBA mbesin të përkushtuara në aksionin global për klimën për të mbrojtur planetin”, ka shkruar Rashid al-Maktoum në Twitter.
Sipas CNN, kjo do të jetë hera e dytë që ky Samit do mbahet në Lindjen e Mesme, pas Egjiptit vitin e ardhshëm, 2022.
Mariam bint Mohammed Almheiri, ministre e ndryshimit të klimës dhe ambientit në Emiratet e Bashkuara Arabe ka thënë se vendi është gati të organizojë një mbledhje që mobilizon shtetet në luftimin e ndryshimeve klimatike.
“Mbajtja e kësaj mbledhje globale do të na ofrojë mundësinë kryesore për të përfshirë segmentin tonë më dinamik të shoqërisë, rininë tonë, në takimet dhe negociatat që përfundimisht do të sigurojnë një të ardhme të qëndrueshme për brezat që do të vijnë”, ka shkruar ajo në Twitter.