75 Mall Live Search
23:29 / E Shtunë, 21 Shtator 2024 / G T

Dubois e vë në gjumë Joshuan, fiton me nokaut

Ka përfunduar super meçi mes Anthony Joshua dhe Daniel Dubois, e cila u zhvillua në stadiumin e “Wembleyt”

Daniel Dubois ka arritur fitore me nokaut ndaj ish-kampionit të botës, shkruan Indeksonline

27-vjeçari zhvilloi super meç ndaj Joshuas, duke e dominuar gjatë gjithë ndeshjes.

Ishte raundi i pestë ku Joshua nuk arriti t’a përballonte një supergoditje nga kundërshtari i tij.

Dubois me këtë fitore arrin ta mbrojë titullin IBF./Indeksonline/