15:10 / E Hënë, 25 Janar 2021 / OSH

Dubrava dhe Vrasniqi mbështesin kandidaturën e Kurtishajt për deputet dhe Hoxhajt për kryeministër

Biznesmeni i njohur kosovar, Ruzhdi Kurtishaj po vazhdon me aktivitete në kandidaturën e tij për deputet nga radhët e PDK-së.

Kurtishaj ka patur takime të ndara në Dubravë e Vraniq ku ka marrë përkrahje nga banorët e dy fshatrave.

Kurtishaj ka falënderuar për pritjen dhe përkrahjen që ka kudo në Suharekë dhe më gjerë.

Në pritjen e nëndegës në Vraniq, Kurtishaj ka thënë se ishte një konfirmim që Vraniqi është me PDK-në dhe Enver Hoxhajn kryeministër.

Para shumë banorëve, Kurtishaj ka qenë falënderues e mirënjohës edhe për përkrahjen në Dubravë.

Biznesmeni i njohur mendon se me Hoxhajn kryeministër, Suhareka do të përfitonte shumë me kryeministrin nga po i njëjti qytet.