Duda Balje flet pas takimit me Kurtin, s’heq dorë nga kërkesa e saj

Në vazhdën e takimeve për formimin e qeverisë së re, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pritur sot në një takim përfaqësuesen e komunitetit boshnjak në Kosovë, Duda Balje.
Balje pas takimit me Kurtin ka thënë se në këtë takim ka paraqitur kërkesat e komunitetit që përfaqëson, si krijimi i një komune boshnjake në Kosovë si dhe reforma në arsim.
“Sot kemi pasur takimin e parë. Dola para kryeministrit me kërkesat që ne si boshnjakë i kemi. Nuk kemi marrë asnjë konfirmim dhe nuk kemi dhënë asnjë konfirmim. Është takimi i parë tani për tani, jemi në fazën e bisedimeve, nuk ka ende asgjë konkrete. Kërkesat janë komuna e boshnjakëve, reformat në arsim dhe trajtimi i barabartë me të gjithë deputetët”, tha Balje.
balje tha se nuk është caktuar ndonjë takim i radhës me kryeministrin Kurti.
Ndërsa tha se janë të hapur për të gjitha partitë politike, përfshirë dhe ato opozitare.
“Ne jemi pjesë e kuvendit, kemi të drejtë me fol me secilën parti të shqiptarëve që ka 51 vota dhe ne si komunitet jemi këtu”, tha Balje./Indeksonline/