Duda Balje i shkon Kurtit në qeveri, e ka një kusht “të rëndë”

Duda Balje ka arritur në objektin e Qeverisë së Kosovës ku po e pret takimi me Albin Kurtit.
Përfaqësuesja e komunitetit boshnjak në Kosovë do të nisë bisedimet me Kurtin për formimin e qeverisë së re.
Duda paraprakisht ka vendosur një kusht kryesor për futjen në qeveri.
Ajo ka kërkuar krijimin e një komune boshnjake në Kosovë. Mbetet të shihet nëse Kurti do të pranojë kushtin e saj./Indeksonline/