75 Mall Live Search
15:06 / E Mërkurë, 25 Maj 2022 / OSH

Duda Balje: Sot në Komisionin për Buxhet nuk votova në emer timin, por të Grupit!

Deputetja e Kosovës, Duda Balje, sot ka abstenuar në momentin e votimit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, për tërheqjen e një përqindjeje të trustit pensional, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo, deputetja tha se sot ka votuar në emër të Grupit Parlamentar Multietnik.

Balje tha se në Kuvend do të votoj në emër të vet secili deputet, ku la hapësirë se mund të votoj pro.

“Të nderuar qytetarë të Kosovës, vota ime sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere është vota e Grupit Parlamentar Multietnik, nuk kemi qenë kundër, në raport me votat 4 me 4 vendimi ka qenë abstenim. Shihemi për votat në Parlament në momentin e votimit, ku çdo deputet do të votojë në emrin e tij personal!

Ps. Nuk kisha të drejtë të votoja në emrin tim sot”, shkroi ajo./IndeksOnline/