22:12 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / OSH

Duda Balje: Tash koha e Albin Kurtit, qytetarët e Kosovës do t’i shohin aftësitë e tij

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka komentuar figurat kryesore politike në Kosovë gjatë dekadës së fundit.

Sipas saj, është koha që qytetarët të kuptojnë aftësitë e Albin Kurtit për të udhëhequr me vendin.

“Albin Kurti ka plan për shtetin, heren e fundit nuk ka pas shumë kohë, besoj se tash ka ardh koha e Albin Kurtit dhe na tash jemi para nje momenti kur edhe na si politikan, edhe qytetari i Kosovës mundet me pa sa aftesi ka Kurti. Ai ka plane shumë pozitive. Është mirë edhe na politikanët me perkrah atë. Unë jam e sigurt se ai do bëjë disa ndryshime për shtetin, me formimin e kesaj qeverie bashke me Vjosa Osmanin, Kosova do të shkoje një shkallë më lartë”, ka thënë ajo në TV Dukagjini, transmeton IndeksOnline.

Për ish-presidentin Hashim Thaçi, Balje thotë se ai është ndër personat më të rëndësishme politik në Kosovë.

“Ai është shumë stabil në vendimet që merr. Mendoj se ai është ndër personat shumë të rëndësishëm të Kosovës…Neve boshnjakëve na ka ndihmuar shumë kur ka pasur mundësi”, thotë Balje

Sipas saj, bashkëpunim korrekt kanë pasur edhe me ish-kryeministrin Haradinaj.

“Haradinaj është person shumë konkret që reagon menjëherë. Kemi pasur rast kur kemi shkuar në zyre sa ishte kryeministër dhe i kemi paraqitur problemet. Ai menjëherë ka reaguar dhe ka kontaktuar personat përgjegjës dhe ka pasur sukses. Unë mendoj se edhe Haradianj ka bërë punë të mirë”.

Balje fjalë shumë të mira ka thënë edhe për Isa Mustafën.