75 Mall Live Search
08:31 / E Martë, 13 Korrik 2021 / AR

Duda Balje vaksinohet kundër Covid-19 me Pfizer

Deputetja e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje është vaksinuar kundër Covid-19.

Ajo sot në mëngjes mori dozën e parë të vaksinës nga kompania farmaceutike Pfizer, shkruan Indeksonline.

Lajmin e bëri të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Faleminderit Dr. Afërdita Kurtaj & Jana Kçira! Let’s do it!”, ka shkruar deputetja./Indeksonline/