18:43 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Duda e shqetësuar, kërkon mos të mbyllet ky institucion në Kosovë

Deputetja boshnjake në Parlametin e Kosovës, Duda Balje është shprehur e shqetësuar me raportimet e fundit rreth mbylljes së Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, ajo ka deklaruar se ky institucion ka hapur dyert gjithmonë për komunitetin boshnjak.

“Shpresoj që Këshilli Kombëtar i Cilësisë të këtë parasysh këto rrethana gjate marrjes se vendimit për akreditimin e këtij Universiteti”, ka thënë ajo.

Postim i plotë

Jam shqetësuar me lajmin qe qarkullon ne media gjate ketyre diteve se mund te merren vendime nga Keshilli Kombetar i Cilesise per mbylljen e disa universiteteve publike perfshi këtu edhe Univesitetin “Haxhi Zeka “ ne Peje, i cili universitet tradicionalisht ka hapur dyert per komunitetin boshnjak te Kosoves dhe Rajonit duke ju mundesuar studimet ne gjuhen e tyre amtare, e drejt kjo elementare e cdo komuniteti. Prandaj, une shpresoj qe Keshilli Kombetar i Cilesis te kete parasysh keto rrethana gjate marrjes se vendimit per akreditimin e ketij Universiteti.