Dudelange fiton me kthim rezultati ndaj Shkëndisë
Shkëndija nuk ka arritur ta ruajë epërsinë që e fitoi qysh në minutën e 8 me Agim Ibraimi i cili ishte i saktë nga pika e 11 metërshit, duke humbur nga Dudelange 1:2.
Pjesa e dytë ishte fatale për Shkëndinë ku për 5 minuta Dudelange e kthej rezultatin në favor të vetin nëpërmjet Adel Bettaaieb në minutën e 54 dhe Danel Sinani në minutën e 69 nga penalltia, shkruan Indeksonline.
Shkëndija ende nuk është këndellur nga humbja që e pësoi në kualifikimet pë Ligë të Kampionëve dhe është shumë afër të largohet edhe nga Evropa Ligë.
Ekipin nga Tetova e pret një mision shumë i vështirë në Luksemburg ku duhet të bëjnë lojën më të mirë të tyre nëse e duan kualifikimin tutje./Indeksonline/