75 Mall Live Search
17:42 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / A. A

Dueli i më të mirëve të futbollit Messi – Ronaldo, mund të jetë i fundit

Krahasimi i Lionel Messit me Cristiano Ronaldon gjithmonë nxit debatë të nxehtë tek tifozët e futbollit.

Miliona njerëz mendojnë që argjentinasi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, po ka edhe shumë tjerë që mendojnë se këtë epitet e meriton Cristiano Ronaldo.

Gjatë karrierës së gjatë afro 15 vite, Messi dhe Ronaldo kanë thyer qindar rekorde në futboll, shkruan Indeksonline.

Sonte ata do të luajnë kundër njëri tjetrit, në ndeshjen Barcelona – Juventus për herë të 36-të në histori.

Në 35 ndeshjet e kaluara, Messi ka 16 fitore 22 gola dhe 12 asistime ndërsa Ronaldo 10 fitore 19 gola dhe 1 asistim.

Ky mund të jetë ballafaqimi i fundit mes argjentinasit dhe portugezit. Ndeshja do të zhvillohet sonte nga ora 21:00.

/Indeksonline/