11:42 / E Martë, 12 Shkurt 2019

Dueli i së vërtetës, 9 fitore Drita, 9 fitore Gjilani, 8 barazime

Ndeshja mes Dritës dhe Gjilanit është derbi më i madh i futbollit të Kosovës. Rivaliteti mes dy skuadrave dhe tifozërive është i jashtëzakonshëm.

Në ndeshjen e fundit që u zhvillua në shtator, Gjilani fitoi 1-0 me golin e Wilber Perez.

Në këtë mënyrë u thye tabuja që vendësit nuk fitonin në 10 ndeshjet e fundit, prej të cilave 6 i kishin fituar mysafirët dhe 4 herë ishin ndarë baras.

Këtë të diel Drita do të jetë vendëse dhe vjen nga eliminimi prej Digitalb Kupës.

Në kampionat Drita dhe Gjilani janë takuar 26 herë, secila skuadër ka nga 9 fitore dhe 8 ndeshje kanë përfunduar me barazim. /Indeksonline/