75 Mall Live Search
10:08 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dueli i zjarrtë në ”Anfield”, Liverpooli i Shaqirit në kërkim të fitores ndaj Man Unitedit

Liverpooli dhe Manchester Unitedi zhvillojnë sot derbin e famshëm anglez, ku Jurgen Klopp është në kërkim të fitores së parë në Premier League ndaj ”Djajve të Kuq”.

Janë zhvilluar tetë përballje mes dy skuadrave që prej kur Klopp erdhi në ”Anfield”, ku fitorja e vetme e Liverpoolit erdhi në Europa League në vitin 2016, dhe fitorja e fundit ndaj skuadrës së Jose Mourinhos erdhi vetëm kur portugezi ishte te Chelsea.

Manchester United v Liverpool - Premier League

Gjithnjë zhvllohen duele interesante kur këta dy trajnerë takohen, ku stili intensiv i Klopp takohet me metodën defanzive të Mourinhos.

Asgjë nuk ka vlerë për Liverpoolin sot se sa një fitore, për ta rikthyer vendin e parë në renditjen tabelare, të cilën aktualisht e zotëron Manchester City, pas fitores së djeshme ndaj Evertonit, transmeton IndeksOnline.

Kur fillon ndeshja? E diele, 16 dhjetor
Në çfarë kohe? 17:00
Ku do të zhvillohet? ”Anfield”
Gjyqtari? Martin Atkinson

Të rejat nga skuadrat:

Me Marcos Rojo, Victor Lindelof dhe Chris Smalling të lënduar, Jose Mourinho do të mundohet ta krijojë një qendër defanzive, me Eric Bailly dhe Phil Jones, të cilët zhgënjyen ndaj Valencias në ”Mestalla”.

Luke Shaw nuk udhëtoi në Spanjë pas lëndimit të pësuar një javë më parë, derisa Matteo Darmian është ende jashtë, dhe Diego Dalot ka pësuar lëndim, por besohet se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme.

Scott McTominay dhe Anthony Martial gjithashtu munguan të mërkurën shkaku i lëndimeve, teksa Mourinho konfirmoi se De Gea dhe Matic ishin lojtarët e vetëm që u lanë vullnetarisht në shtëpi për ndeshjen ndaj Valencias.

Man Unitedi mund të ngushëllohet nga kjo duke u bazuar në lëndimet e Trent Alexander-Arnold dhe Joel Matip, të cilët u lënduan në ndeshjen ndaj Napolit.

Liverpool v SSC Napoli - UEFA Champions League Group C

Dyshja i bashkohen Joe Gomezit në dhomën e tretmaneve, derisa Nathaniel Clyne ka stërvitur këtë javë dhe mund të luajë sot.

Liverpooli ka vetëm dy qendër-mbrojtës të gatshëm, teksa James Milner ka gjasa të paraqitet në të djathtën e mbrojtjes, ashtu siç bëri ndaj Bournemouthit fundjavën e kaluar.

Pasi nuk u paraqitë ndaj Napolit, Klopp sot pritet t’i japë mundësi Xherdan Shaqirit të luajë nga minuta e parë dhe ta tregojë potencialin e tij, ashtu siç di ai.

Kujtojmë se në përballjen e fundit ndaj Man Unitedit, në miqësoren para-sezonale, Shaqiri shënoi një supergol me gërshërë – në debutim.

Related image

Formacionet e mundshme:

Liverpool: ​Alisson; Milner, Van Dijk, Lovren, Robertson; Fabinho, Wijnaldum; Firmino; Shaqiri, Salah, Mane.

Manchester United: ​De Gea; Dalot, Bailly, Jones, Shaw; Matic, Herrera, Fellaini; Lingard, Rashford, Martial.

Forma e fundit:

Liverpooli hyn në këtë ndeshje me motiv të lartë pas fitores së fundjavës së kaluar në Premier League dhe kualifikimit tutje në Champions League.

”Të Kuqtë” i kanë fituar pesë ndeshjet e fundit në Premier League dhe 13 nga 16 ndeshjet e këtij sezoni, duke barazuar tri herë. Humbja e Man Cityt javën e kaluar e ka vendosur Liverpoolin si skuadrën e vetme pa humbje në shtatë divizionet e futbollit anglez.

FBL-ENG-PR-MAN UTD-FULHAM

Manchester Unitedi, pas humbjes zhgënjyese nga Valencia në mesjavë, vjen në këtë ndeshje me synim, tre pikët, për t’u ringritur në tabelë, përcjellë IndeksOnline.

Skuadra e Jose Mourinhos e ka fituar vetëm një prej nëntë ndeshjeve të fundit në Premier League, por fitorja e fundjavës së kaluar ndaj Fulhamit ishte e para në një muaj. Tani, ”Djajtë e Kuq” janë tetë pikë larg nga top-katërshja dhe 16 pikë nga lideri.

Kështu u paraqitën të dyja skuadrat në pesë ndeshjet e fundit:

Parashikimi:

Asnjëri prej dy trajnerëve s’janë të kënaqur me problemet defanzive, por duhet të jenë protagonistë sot me zgjedhjet e tyre.

Në letër, Liverpooli është favorit shkaku i formës mbresëlënëse, megjithatë, Man Unitedi gjithnjë ka shkëlqyer në derbi të tillë.

FBL-ENG-PR-BOURNEMOUTH-LIVERPOOL

Padyshim, ndeshja e sotme do të vendoset nga mesfusha, dhe sot spektakli është i garantuar në ”Anfield”.

Parashikimi: Liverpool 3-2 Manchester United./IndeksOnline/