Dueli në Bergamo, kështu u vlerësuan futbollistët shqiptarë
Lazio ka pësuar humbje zhgënjyese në kuadër të javës së 16-të në kampionatin italian, Serie A.
Në Bergamo, skuadra kryeqytetase u mposhtë nga Atalanta me rezultat minimal, 1-0.
Në këtë ndeshje, nga minuta e parë te Lazio u paraqitë i pazëvendësueshmi, portieri, Thomas Strakosha, transmeton IndeksOnline.
Kurse, Riza Durmishi ishte në bankën rezervë dhe nuk i hyri në punë Simone Inzaghit, teksa Valon Berisha nuk u ftua fare.

Ani pse me humbje, Strakosha u vlerësua me notën, 6.5 nga WhoScored, duke lënë të nënkuptojmë se ai e kreu punën e tij me kapacitetin që kishte.
Nga ana tjetër, te Atalanta, nga minuta e parë u paraqitë portieri shqiptar, Etrit Berisha, i cili ishte ndër më të mirët në fushë, duke u vlerësuar me notën, 7.0.
Krejt në fund, në pjesën e dytë, trajneri i Atalantas inkuadroi mbrojtësin shqiptar, Berat Xhimshiti, i cili e kreu punën e tij në mbrojtje ashtu siç i ka hije./IndeksOnline/
